Lajme

“Është sosur durimi”, Haradinaj, Kurtit: Po tallesh me punëtorët, miratojeni me urgjencë Ligjin e Pagave

08/25/2022 13:47
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar Kurtin për çasjen që po u jep punëtorëve, raporton GazetaBlic.

Sipas Haradinajt, Kurti po tallet me punëtorët më shumë se një vit.

Haradinaj ka kërkuar që të miratohet sa më shpejt Ligji i Pagave sepse sipas tij, është sosur durimi.

Postimi i plotë:

Kryeministër mos e kërko fajin te punëtorët por te vetja jote. Ka më shumë se një vit e gjysmë që ti tallesh me ta, për të mos thënë se po i vjedhë ata.
Punëtorët janë në të drejtën e tyre dhe grevat janë mjeti i vetëm që u ka mbetur në dorë, sepse kriza ekonomike e sociale ju ka mbërritur në asht.
Ju kryeni punën tuaj. Miratojeni me urgjencë Ligjin e Pagave dhe reflektoni ndryshimet që kanë ndodhur. Ligji duhet të reflektojë rritjen enorme të çmimeve dhe inflacionin, që zyrtarisht ka mbërritur në 19.2%. Çdo formulë tjetër do t’u kthehet në bumerang. Është sosur durimi!!!