Lajme

“Espresso me Bedri Hamzën”: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe do ta mbështes sektorin privat

12/19/2024 09:49
nga:G C

Bedri Hamza i ka vazhduar edhe sot takimet me qytetarë. Në një video që e ka publikuar në rrjetin e tij social, Hamza ka biseduar me një qytetare për çmimet e larta të produkteve elementare për jetesë.

Hamza ka thënë se kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme në Kosovë dhe ka premtuar se do t’i rris pagat dhe do ta mbështes sektorin privat për ta përmirësuar jetën e qytetarëve.

“Nga ushqimi e barnat deri te faturat mujore gjithçka është shtrenjtuar në Kosovë. Edhe kjo kafe që po e pimë është bërë më e shtrenjtë. Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Unë do t’i rris pagat dhe do ta mbështes sektorin privat për ta përmirësuar jetën e qytetarëve. #MaMirë”, ka shkruar Hamza.