Sporti

Drita – Prishtina, formacionet zyrtare

10/31/2024 12:11
nga:Mergim Rreci

Ditën e sotme zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës.

Drita dhe Prishtina premtojnë spektakël në ndeshjen që do të zhvillohet në Gjilan, shkruan GazetaBlic Sport.

Aktualisht, Prishtina gjendet në vendin e katërt, ku nga pesë ndeshje ka tri fitore dhe dy humbje, me gjithsej 16 pikë.

Teksa një vend më poshtë është Drita, ku në pesë ndeshjet e fundit ka tri barazime dhe dy fitore, me 15 pikë të grumbulluara.

Ja formacionet zyrtare të ndeshjes:

Drita: Maloku, B. Krasniqi, Bejtulai, Zenunaj, Ovouka, Dabiqaj, Broja, Salifu, Ajzeraj, Tusha, Manaj.

Prishtina: Nika, Yakubu, Raqi, Vitija, Boueye, Gallapeni, Islami, Salihu, Llugiqi, Krasniqi, Sunday

/GazetaBlic Sport/