Sporti

Disa oferta nga Serie A për sulmuesin shqiptar, Kristian Shpendi

04/23/2024 23:29
nga:Mergim Rreci

Drejtori sportiv i Cesena-s, Fabio Artico ka dhënë një intervistë për mediet italiane, kua ka folur në veçanti për sulmuesin e kombëtares U-21 të Shqipërisë, Kristian Shpendin.

Artico zbuloi se për sulmuesin “kuqezi” kanë marrë disa ofertë nga klubet e Serie A, por shtoi se vendimi do të merret në verë.

“Duke pasur parasysh atë që ka bërë këtë vit, Shpendi ka treguar se mund të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës në Serie B. Muajt ​​e fundit ka pasur skuadra nga Serie A që kanë shfaqur interes për të. Më vonë do të vlerësojmë se cilat do të jenë ofertat e tyre dhe cila do të ishte rruga më e mirë për të ardhmen e djalit dhe të klubit. Për momentin është e vështirë të thuhet nëse ai do të qëndrojë, ne duhet të ulemi në tavolinë dhe klubi duhet të më japë udhëzimet”-tha fillimisht ai.

Më tej, ai theksoi edhe një herë rëndësinë e Shpendit për kalimin e Cesena-s nga Serie C në Serie B, me shqiptarin që në sezonin 2023-2024 shënoi 20 gola dhe dhuroi 6 asist.

“Ai i dha një vlerë të veçantë ngjitjes në Serie B, ishte vendimtar dhe themelor. Fitorja me lojtarë nga sektori i të rinjve sigurisht që dha një shije tjetër, ishte shumë e këndshme dhe mbi të gjitha dha një mësim të madh. Ne kemi treguar se gjërat mund të bëhen mirë edhe me djemtë më të rinj”-deklaroi ndër të tjera Artico.