Sporti

Deklaratë interesante: Qeveria paguan Sylvinhon, rekord botëror!

11/22/2024 19:22
nga:Mergim Rreci

Nga 2 janari i vitit të kaluar, Sylvino është trajner i kombëtares së Shqipërisë.

Trajneri brazilian arriti një sukses të madh në kualifikueset e tij të para me kuqezinjtë, duke siguruar një vend në ‘Euro 2024’, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, mirë nuk përfundoi edhe kampanja në Ligën e Kombeve, atje ku Shqipëria përfundoi në pozitën e fundit dhe ra në Ligën C.

Një deklaratë interesante e ka dhënë ish futbollisti i kombëtares ‘Kuq e Zi’, Salvador Kaçaj, i cili ka hedhur akuza në drejtim të FSHF-së dhe qeverisë për kontratën që kanë nënshkruar me trajnerin Sylvinho.

Çështja e Sylvinhos është rekord botëror. Trajneri nuk paguhet nga Federata Shqiptare e Futbollit, por nga qeveria, nga kryeministri. Këtë trajner nuk e ka sjellë Federata. Është përzgjudhje e kryemistrit. Pagën ia paguan qeveria me VKM. Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit e ka arkën plot. Vetëm me biletat e ndeshjes ndaj Ukrainës do ta kishte paguar Sylvinhon dhe stafin e tij pesë herë. FSHF ka bërë vetëm formalitet, e paguan qeveria”, deklaroi Kaçaj.

/GazetaBlic Sport/