Sporti

Shqipëria do të luajë sonte me fanellën me ngjyrë të zezë ndaj Anglisë

03/21/2025 17:01
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sonte në fushën e “Wembley”-t për ndeshjen e parë të para-kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“Kuqezinjtë” e drejtuar nga Sylvinho do të përballen me “Tre Luanët” një prej favoritëve të grupit, transmeton GazetaBlic Sport.

Ndeshja Shqipëri-Angli do të luhet me fillim nga ora 20:45, me kuqezinjtë që do të luajnë sonte me fanellën me ngjyrë të zezë.

/GazetaBlic Sport/