Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) ka shprehur shqetësim për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së Kupës së FVK-së mes ekipeve Peja dhe Ferizaj.
Në njoftimin e lëshuar, FVK ka noftuar se ka nisur menjëherë procedurat për trajtimin e kësaj çështjeje dhe po bashkëpunon ngushtë me organet kompetente për një zgjidhje të drejtë dhe transparente.
Në përputhje me rregulloret, Komesari i Garave ka vendosur që gjashtë lojtarët e përfshirë në incident:
• Arlind Kabashi,
• Leotrim Mujaj,
• Agron Nikqi,
• Dardan Husaj,
• Kaltrim Berisha, dhe
• Gazmend Husaj,
të suspendohen nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga FVK, përfshirë ato ndërkombëtare në bashkëpunim me federatat partnere.
Ky pezullim mbetet në fuqi deri në vendimin e Komisionit Disiplinor. Komisioni Disiplinor pret deponimin e deklaratave nga të gjithë lojtarët e përfshirë, si pjesë e procesit hetimor që do të çojë në nxjerrjen e vendimit përfundimtar.
/GazetaBlic Sport/


