Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga ky muaj, përveç rritjes prej 20% të shumës për familjet përfituese të asistencës sociale, fillon edhe subvencionimi i energjisë për familjet e cenueshme, raporton GazetaBlic.
Kjo masë synon të lehtësojë barrën ekonomike për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë.


