Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se në Capitol Hill, Washington DC, pritet të nisë Forumi Ndërparlamentar i Sigurisë, me pjesëmarrjen e mbi 10 anëtarëve të Kongresit amerikan dhe liderëve shtetërorë nga vende të ndryshme të botës, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se forumi paraqet një mundësi të rëndësishme për promovimin e Kosovës dhe avancimin e agjendës për forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.
Postimi i plotë:
Për pak nis Forumi Ndërparlamentar i Sigurisë në Capitol Hill, Washington, DC. Më shumë se 10 anëtarë të Kongresit 🇺🇸, së bashku me liderë shtetërorë nga mbarë bota, do të marrin pjesë në këtë forum.
Ky forum është një mundësi të rëndësishme për promovimin e Kosovës dhe shtyrjen përpara të agjendës sonë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Falënderim i veçantë për z. Fatmir Mediu për punën dhe përkushtimin në promovimin e agjendës kombëtare.


