Sporti

Milan – Liverpool, formacionet e mundshme

09/17/2024 08:40
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri.

Edicioni 2024/2025 fillon zyrtarisht mbrëmjen e sotme, me disa super ndeshje që do të luhen në kompeticionin e kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Kryendeshja do të zhvillohet në Itali, atje ku AC Milan dhe Liverpool do të përballen në ‘San Siro’. Përballjet mes dy skuadrave kanë qenë gjithmonë spektakolare, duke dhuruar shumë gola e spektakël.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00, kurse këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave:

Milan: Maignan, Hernandez, Pavlovic, Tomori, Calabria, Fofana, Loftus-Cheek, Rejnders, Leao, Pulisic, Morata

Liverpool: Alisson, Arnold, Konate, Van Dijk, Tsimikas, Gravenberch, Mac Alliser, Diaz, Szoboslzai, Salah, Jota 

/GazetaBlic Sport/