Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, bashkë me kandidatin për Kuvend Komunal, Argjir Rexha, prezantuan programin për lagjet Ulpiana dhe Dardania.
Programi, i hartuar në bashkëpunim me qytetarët, synon të adresojë nevojat reale të komunitetit dhe ofron një vizion për një Prishtinë më të rregulluar, më të jetueshme dhe me respekt për historinë e saj.
Postimi i plotë:
Ulpiana dhe Dardania, themelet e lashta të Prishtinës sonë!
Beka, bashkë me Argjir Rexha, kandidatin tonë për Kuvend Komunal, në mesin e miqve dhe përkrahësve prezantuan programin konkret për Ulpianën dhe Dardaninë, të përpiluar bashkë me qytetarët dhe për qytetarët.
Ky program është rezultat i dëgjimit të nevojave reale të lagjeve dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me komunitetin. Ai pasqyron vizionin e përbashkët për një Prishtinë më të rregulluar, më të jetueshme dhe që respekton historinë e saj.


