Bedri Hamza, gjatë një vizite në fabrikën e njohur të këpucëve “Solid” në Suharekë, vlerësoi rolin e kësaj kompanie që punëson 330 njerëz, kryesisht gra, dhe prodhon rreth 600 mijë palë këpucë çdo vit, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se çdo palë këpucë të prodhuara “Made in Kosova” ka vlerë dhe krijon vende pune.
Hamza theksoi nevojën për mbështetje shtetërore për prodhuesit dhe eksportuesit kosovarë, duke theksuar se pas 9 shkurtit, kur parashikohet fitorja e tij, kushtet do të përmirësohen për sektorin privat dhe për kompanitë si “Solid”.
E plotë:
Rrugës për në Suharekë u ndala në fabrikën e njohur të këpucëve “Solid”. Kjo kompani i ka 330 të punësuar, kryesisht gra, që prodhojnë çdo vit rreth 600 mijë palë këpucë. Çdo palë këpucë të prodhuara dhe shitura “Made in Kosova” sjellin vlerë dhe krijojnë vende të punës. Një palë këpucë i bleva edhe unë, se po na bjen me ecë në krejt Kosovën.
Prodhuesit dhe eksportuesit tanë e meritojnë respektin e thellë dhe ndihmën e shtetit, jo përbuzjen dhe injorimin. Çdo ditë takohem me punëdhënës që janë edhe shtetndërtues në Republikën tonë. Nuk kam asnjë dyshim se për “Solid”-in, kompanitë e vyeshme të Suharekës dhe krejt sektorin privat, do të bëhet shumë ma mirë pas 9 shkurtit, ditës së fitores sonë të madhe.