Sporti

Bayern Munich – Inter, formacionet e mundshme/ Asllani gati për një ndeshje të madhe

11/01/2022 09:37
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sonte.

Sfida të forta dhe emocionuese pritet të kemi sot, ku edhe pse kanë siguruar kualifikimet e tyre, do të shohim disa përballje të forta si Napoli-Liverpool dhe Bayern Munich-Inter, përcjell GazetaBlic Sport.

Në Gjermani, si bavarezët ashtu edhe neruazzurët do të luajnë pa asnjë presion, sepse tashmë e shohin veten në fazën e eliminimit direkt.

Ky takim zhvillohet në ora 21:00 dhe këto pritet të jenë formacionet e mundshme:

Bayern Munich: Ulreich, Mazraoui, Upamecano, Pavard, Davies; Sabitzer, Goretzka; Coman, Musiala, Mane; Choupo-Moting

Inter: Onana; Skriniar, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, L Martinez 

Pra, Asllani pritet të jetë nga minuta e parë në këtë takim dhe kjo do të jetë një mundësi e madhe për t’i treguar vlerat e tij.

/GazetaBlic Sport/