Lajme

Shala për këngën e Llalloshit kushtuar Kurtit: “Servilizmi i tepruar ndaj pushtetit”

12/14/2025 12:12
nga:Genita C

Analisti politik Azdren Shala ka reaguar pas performancës së Edona Llalloshit, e cila i këndoi kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar aktin si tragjikomik dhe shprehje të servilizmit të tepruar, raporton GazetaBlic.

Shala thekson se sjelljet e tilla nxisin reflektime mbi historinë, duke vënë në dukje se frika nuk është gjithmonë shkaku i mungesës së revoltës, por shpesh servilizmi ndaj pushtetit, duke krahasuar këtë sjellje me kohën e Enver Hoxhës.

Postimi i plotë:

Me shumë gjasë, mungesa e desidencës te shqiptaret nuk paska qenë pasojë e frikës së madhe, por servilizëm i tepruar. Ky akt tragjikomik i Edona Llalloshit më nxit të mendoj se edhe këngët për Enver Hoxhën janë bërë njësoj. Frika paska qenë alibia për mungesën e revoltës.

“Enver Hoxha tungjatjeta” dhe “Albin Kurti prej veriut” e kanë burimin e njëjtë, Servilizmin.

Këto momente të nxitin me rishqyrtue shumë pikëpamje për historinë. Si ka mundësi që një popull i ka sjelljet e njëjta ndaj pushtetit si në diktaturë si në demokraci?!