Arben Gashi ka deklaruar se Kosova nuk ka kapacitet institucional, politik apo ekonomik për të bllokuar projekte me interes strategjik amerikan, duke paralajmëruar se çdo devijim nga kjo qasje mund ta ekspozojë vendin ndaj izolimit ekonomik dhe politik, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, sfida kryesore mbetet mungesa e një strategjie serioze shtetërore për sektorin e energjisë. Gashi theksoi se çështje si ndërtimi i kapaciteteve të reja me thëngjill, gazifikimi, lidhja me rrjetet ndërkombëtare të gazsjellësve dhe zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme duhet të trajtohen si prioritete strategjike dhe jo si vendime të përkohshme politike.
Ai rikujtoi gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje kishte kundërshtuar projektin e gazifikimit të thëngjillit të udhëhequr nga gjenerali Wesley Clark në periudhën 2013–2020, duke shtuar se Kosova ka potencial të shndërrohet në eksportuese neto të energjisë nëse ndërton një vizion dhe konsensus afatgjatë.


