Lajme

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Manaj: Lidhja Demokratike do të rikthehet si forcë serioze politike në vend

01/20/2026 19:33
nga:Genita C

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës do të riorganizohet dhe do të rikthehet si një forcë serioze politike, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se vullneti i qytetarëve do të udhëheqë orientimin e partisë në rrugëtimin e saj politik për zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Nga mbledhja e Kryesisë së LDK!

Lidhja Demokratike e Kosovës i duhet Kosovës. Ajo do të riorganizohet dhe do rikthehet si forcë serioze politike në vend! Vullneti i qytetarëve të Republikës duhet të jetë mesazh dhe orientim yni në rrugëtimin politik për shtetin e Kosovës!