Sandro Tonali ishte ndër më të mirët për Milanin në ndeshjen e djeshme, por njëkohësisht ishte dëshmitar i episodit të penalltisë që vulosi fatin e takimit.
Mesfushori foli për mediat dhe u shpreh shumë i pakënaqur me vendimin e gjyqtarit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Isha në linjë me zhvillimin e dinamikës dhe e pashë që Lemari e preku i pari topin më dorë përpara se ai të përfundonte në dorën e (Kalulu). Do ta shoh edhe më mirë në televizor, por jam i bindur nga fushëpamja që pata në fushë, ndaj edhe protestova. Gjithsesi, kjo ndeshje tashmë ka mbaruar e do të ishte e kotë të rrinim të mendonim akoma për të”, deklaroi Tonali për “Sky”.
N.c. ??♂️#MilanAtleticoMadridpic.twitter.com/ttFjbl57t6
— Simone Cristao (@SimoneCristao) September 29, 2021


