Lajme

Analisti politk: Masat ndaj Kosovës të padrejta, kryeneçësia e Kurtit dhe Osmanit nuk është zgjidhje

07/04/2023 14:59
nga:Genita C

Analisti politk, Arben Fetoshi thotë se vizita e fundit e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka të bëjë me vazhdimin e përpjekjeve për tejkalim të krizës në veri të vendit.

Fetoshi në një prononcim për GazetaBlic ka folur edhe për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, ku i quan të padrejta, por sipas tij arsyeja kryesore e tyre është moskoordinimi i Qeverisë me faktorët ndërkombëtar.

“Vizita e të dërguarit europian për dialogun është vazhdim i përpjekjeve të BE-së, të mbështetura edhe nga SHBA, për tejkalimin e krizës në veri të vendit. Masat ndaj Kosovës, të cilat padyshim janë të padrejta, tregojnë se qeveria s’ka arritur të jetë efikase në komunikim dhe koordinim me faktorët perëndimorë, prandaj mendoj se na duhet reflektim urgjent brenda vijave të interesit shtetëror, që t’i zvogëlojmë pasojat ndaj Kosovës”, tha Fetoshi.

Sipas Fetoshit, Osmani dhe Kurti duhet ta lënë kryeneçësinë dhe të përgatiten që zgjedhjet në komunat veriore të mbahen sa më shpejt që është e mundur.

“Kryeneçësia nuk është zgjidhje, përkundrazi është potencialisht e rrezikshme për koston politike në pjesën veriore. Kosova nuk guxon të izolohet nga aleatët e saj strategjik, kjo do të ishte fatale. Prandaj, kryeministri dhe presidentja duhet ta pranojnë planin ndërkombëtar për de-eskalim, duke kërkuar angazhimin e tyre për të mos lejuar prapakthim. Në komunat veriore duhet të mbahen zgjedhjet sa më shpejt që është e mundur dhe të krijohen kushte që Serbia të detyrohet për zbatim të marrëveshjes së Ohrit”, tha Fetoshi për GazetaBlic.

Mundësia për zgjedhje, Bajqinovci ironizon me opozitën: PDK e LDK e mbërrijnë AAK-në me numra, VV’ja fiton 55%