Lajme

7-shi i PDK-së, Rrahman Rama takon banorët e Maxhunajt: Mbështetja e tyre është motiv për angazhim të mëtejmë

12/22/2025 15:05
nga:Genita C

Gjenerali Rrahman Rama, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numrin 7, ka takuar mbrëmë banorët e Maxhunajt, të cilët njihen për gatishmërinë e tyre të vazhdueshme për angazhim dhe pjesëmarrje qytetare.

Gjatë takimit, Rama vlerësoi mbështetjen e treguar nga banorët, duke theksuar se përkrahja e tyre përbën një motiv shtesë për punë dhe angazhim në shërbim të qytetarëve.