Futbollisti Mateo Qarri ka konfirmuar largimin e tij nga FC Liria, pas dy sezoneve të kaluara me klubin prizrenas.
Në një postim përshëndetës, Qarri ka falënderuar drejtuesit e klubit, stafin teknik, bashkëlojtarët dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij në Prizren, duke e cilësuar këtë periudhë si të mbushur me punë, sakrificë dhe emocione.
Ai veçoi mirënjohje për presidentin Arber Basha, trajnerët dhe stafin e klubit, si dhe tifozët “Arpagjik’t”, të cilët sipas tij kanë qenë një mbështetje e madhe në çdo ndeshje.
“Pas dy sezonesh ka ardhur momenti të ndahem nga ky ekip… në Prizren jam ndjerë si në shtëpinë time”, shkroi Qarri.
Në fund, ai uroi që FC Liria të rikthehet sa më shpejt në elitën e futbollit kosovar.
/GazetaBlic Sport/


