Sporti

Ismet Ramushi optimist: Drita skuadër e komponuar, e rivalizon edhe Legian

08/22/2024 10:37
nga:Mergim Rreci

Drita është skuadra e vetme kosovare që ka mbetur në garat evropiane.

Skuadra gjilanase do të luaj në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës dhe synon edhe dy fitore për të arritur fazën e grupeve.

Ekspedita e Dritës ka arritur dje në kryeqytetin polak Varshavë, ku edhe zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes me Legian.

Legia dhe Drita do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në Play-Off të Ligës së Konferencës me fillim nga ora 18:00 në stadiumin Wojska Polskiego.

Ish futbollisti i kësaj skuadre dhe tashmë trajneri, Ismet Ramushi, në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’ tha se Drita ka skuadër të mirë dhe beson se do të ketë paraqitjen e duhur edhe ndaj një kundërshtari të fortë si Legia.

“Normalisht që kam besim tek skuadra për këtë ndeshje. Drita e ka tashmë përvojën e duhur në garat evropiane, po bën paraqitje të mira, ekipi është i komponuar në mënyrën më të mirë. Në bazë të ndeshjeve që ka luajtur deri më tash, Drita ka kualitet të mjaftueshëm për të bërë performancë të mirë edhe kundër Legias. Kundërshtari është i fortë, por besoj se do t’i bëjmë probleme”, tha Ramushi.

/GazetaBlic Sport/