Dinamo Zagreb mposhti 1:0 Osijekun në xhiron e 34-të në Maksimir dhe siguroi titullin e kampionit të HNL.
Golin e vetëm të sfidës e realizoi Arijan Ademi, kurse kujtojmë që pjesë e skuadrës është edhe Arbër Hoxha, shkruan GazetaBlic Sport.
Dy xhiro para fundit, skuadra e trajnerit Sergej Jakirović ka një avantazh të paarritshëm prej shtatë pikësh ndaj Rijekës së vendit të dytë, e cila humbi nga Varaždin (3:1) më herët të shtunën, që ishte humbja e tretë radhazi në HNL.
Kujtojmë se Rijeka dhe Dinamo do të luajnë gjithashtu dy ndeshje në kuadër të finales së Kupës së Kroacisë.
/GazetaBlic Sport/