Miralem Pjanic kritikoi ashpër shtypin për përdorimin e një thënie që ai kishte në mediat sociale (“Duhet të dish kur ta lësh…”) dhe që mediat pretenduan se ai e kishte lidhur me shkarkimin e Ronald Koeman.
Mesfushori boshnjak mohoi se i ishte drejtuar ish-trajnerit të Barcelonës, shkruan GazetaBlic Sport.
“Në një botë ku sytë e të gjithëve janë ngjitur pas ekraneve, është shumë e lehtë të citosh dikë gabimisht dhe ta nxjerrësh jashtë kontekstit. Në të gjithë karrierën time, nuk kam lënduar askënd me dashje, direkt apo indirekt. Unë jam rritur për të respektuar të gjithë. . Dhe kam ndërmend të vazhdoj ta bëj këtë në çdo mënyrë. I uroj Ronald Koeman fat më të mirë në udhëtimin e tij të ardhshëm. Unë do të vazhdoj të përqendrohem për të bërë më të mirën për ekipin tim”, ka shkruar Pjanic në Twitter.

— Miralem Pjanic (@Miralem_Pjanic) October 28, 2021
/GazetaBlic Sport/


