Showtime

Sqaron Beatrix misionin e saj ku Egzona shpërtheu në lot

01/18/2022 22:49
nga:Donika Fetahu

“Vëllai i Madh” i dha këngëtares nga Kosova, Beatrix Ramosaj, një mision.

Ajo misionin vendosi ta zhvilloj duke prekur situatën e saj ndaj Donaldit dhe Egoznës, teksa këta të fundit kaluan kohë bashkë dhe diskutuan tema të ndryshme me njëri-tjetrin, shkruan GazetaBlic.

Misioni u krye me sukses, pasi që askush nga banorët nuk arriti ta dallonte se a ishte lojë apo jo, por megjithatë ajo pranon se kishte realitet brenda skenave të saj të xhelozisë ndaj Egzonës.

“Pak po ishte reale, por u bë pastaj shumë e rëndë”, tha Trixa./GazetaBlic/