Bayern Munich ka mposhtur edhe Barcelonën në duelin e dytë në grupet e Champions League. Bavarezët ia dolën me rezultatin 2-0, në një ndeshje me dy fytyra.
Barcelona kishte disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, me Pedri, Lewandowski e Raphinha, por nuk ia dolën dot. Polaku i vetëm me Neuer goditi mbi shtyllë, përcjell GazetaBlic Sport.
Bayern pati vetëm një rast me Sabitzer, kurse pjesën e dytë e nisi në mënyrë fantastike, duke shënuar me kokë me anë të Lucas Hernandez. Më pas Sane shënoi edhe golin e dytë, ndërsa Barcelona nuk reagoi dot dhe doli pa pikë.
Sane u zëvendësua më pas dhe bëri disa gjeste që dhanë sinjal se ai ishte i pakënaqur, por ai u sqarua para pak çasteve, duke thënë se ishte i nervozuar me veten e tij, sepse nuk bëri një lojë të mirë.
“Nuk isha i zemëruar për zëvendësimin tim. Shishja duhej të vuante pak sepse nuk bëra një lojë të mirë. Goli ishte i bukur, por nuk jam plotësisht i kënaqur me paraqitjen time sot”, tha Sane.
/GazetaBlic Sport/


