Lajme

Sqarohet Ramiz Kelmendi: Në Kosovë jetojmë mirë, falë mërgatës tonë

08/26/2021 21:09
nga:M K

Ramiz Kelmendi ka thënë se është keqinterpretuar deklarata e tij e fundit.

Kelmendi thotë se deklarata lidhur me atë se jetojmë më mirë në Kosovë, është nxjerrë nga konteksti.

Ai thotë se deklarata e tij nuk kishte të bënte fare me atë, por tek mesazhi i gjetjes së një perspektive të rinisë në atdheun e vet.

Ndërsa, thekson se në Kosovë jetojmë mirë falë mërgatës tonë.

Postimi i plotë:

“SQARIM mbi deklaratën e dhënë në ATV – e njejta është nxjerrë në kontest!

Akcenti im ka qenë tek mesazhi i gjetjes së perspektivës së rinisë në atdheun e vet. E thotë edhe një varg i baladave tona shqipe… (Atje ku buka e kripa është më e ëmbël se mjalta…).
Përndryshe në Kosovë jetojmë mirë, fal’ mërgatës tonë!
Ramiz Kelmendin nuk mund ta trilloni në këtë raport. Vet kam ndjekur rrugët e Europës dhe botës!
Mërgatë, Zoti ju ruajtë, ju jeni krenari dhe aset kombëtarë!
Çdo interpretim tjetër duke përfolur emrin tim, ka qëllim dashakeq!
RK”.