Kompania Arditi Tours, autobusi i së cilës u përfshi nga tymi, ka reaguar me një komunikatë duke thënë se autobusi i tyre nuk është djegur.
Ata thanë se autobusi ka pasur vetëm një defekt të vogël teknik, dhe se është riparuar brenda pak minutash.
“Sqarojmë opinionin publik se autobusi në fjalë nuk është djegur dhe ka qenë gjatë gjithë kohës në udhëtim të rregullt”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
“Gjatë rrugës është paraqitur një defekt i vogël teknik, i cili është riparuar brenda 20 minutave, pa rrezikuar sigurinë e pasagjerëve”.
“Pas ndërhyrjes teknike, udhëtimi ka vazhduar normalisht”.


