Lajme

‘S’pritet rezultat nga takimi Kurti-Vuçiq’- Deklarohen për “Gazeta Blic” nga PDK, LDK, AAK dhe AKR

09/01/2023 12:38
nga:Y I

Takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq pritet të mbahet më datën 14 shtator.

Kështu ka konfirmuar dje përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel.

Në lidhje me këtë takim janë deklaruar për “Gazeta Blic” nga Partia Demokratike e Kosovës.

Deputeti i këtij subjekti politik, Hajdar Beqa, tha se nuk pritet asgjë nga ky takim.

“Nga ky takim unë nuk pres asgjë, asnjë rezultat. Me këtë kryeministër që ka aktualisht Kosova unë pres asnjë marrëveshje. Për çështjen e zgjedhjeve në veri janë dakoorduar, por kryeministri Kurti po bën sa për populizma e konsum të brendshëm” deklaroi Beqa për “Gazeta Blic”

Hajdar Beqa, PDK

Ndërsa, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, po deklaron se takimet duhet të mbahen në vazhdimësi dhe se Kosova nuk duhet të krijojë pengesa për të mos shku në takime.

Për takimin e datës 14 shtator, Gashi, tha se nuk ka informacione.

“Nuk kam informacion në lidhje me atë takim, por takimet duhet të mbahen. Kosova nuk e ka luksin me u largu prej bisedimeve pastaj si rrjedh takimi varet shumë prej shumë faktorëve, prej Bashkësisë Ndërkombëtare, prej palës bashkëbisedues etj. Me rëndësi është që Kosova mos me u largu në mënyrë unilaterale, mos me kriju pengesa në mënyrë që mos me shku në bisedime. S’duhet të ndërmarrë veprime të cilat e dëmtojnë në vazhdimësi Kosovën e që i ka marrë kryeministri Kurti në rastet e fundit duke e vendosur Kosovën në disfavor”, deklaroi Gashi për “Gazeta Blic”


Arben Gashi, LDK

Takimi e datës 14 shkurt po e cilëson thjesht formal deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

Dreshaj tha se nuk ka vullnet politk nga asnjëra palë për t’u arritur një marrëveshje finale.

“Unë mendoj se ky takim do të jetë një takim formal ku do të bisedohet. Do të kenë mundësinë të marrin ndonjë vendim por do të jetë vendim i pjesërishëm për shkak se nuk ka vullnet politik nga asnjëra palë e në veqanti nga ana e presidenti serb që të ketë një marrëveshje finale me njohje në qendër. Ende nuk është faza kur mund të presim një zgjidhje finale në procesin e dialogut’ tha Dreshaj për “Gazeta Blic”


Shemsedin Dreshaj, AAK

Skeptik se mund të ketë përparime në procesin e dialogut po paraqiten edhe nga Aleanca Kosova e Re.

Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti politik, Vesel Makolli, tha për “Gazeta Blic” se është shumë e vështirë që në këtë takim të priten pëparime të theksuara.

“Do të ishe mirë dhe shumë arritje e madhe për të gjithe ne, nëse me 14 Shtator, Kosova dhe Serbia me ndërmjetesimin e faktorit ndërkombetar arrin ti shtyjnë përpara marrëveshjet për të cilat janë pajtuar të dy palët muaj më pare. Bazuar ne rrjedhat e fundit dhe paraqitjet e lidereve vedimarres në opinion është veshtirë që të priten përparime të theksuara ne dialog për jetesimin e marreveshjeve të arritura me pare”, tha Makolli për “Gazeta Blic”

Ai tha se të dy vendet si Kosova edhe Serbia duhet t’i marrin shumë seriozisht deklaratat e fundit të presidentit Macron të cilat nënkuptojnë sanksione.

“Duke u bazuar në aktivizimin e madh të diplomacise euro-atlantike, Kosova dhe Serbia duhet ti marrin shumë seriozisht deklarimet e fundit të presidentit francez Makron, të cilet nenkuptojne doza sanksionesh per te dyja palet nësë nuk arrijnë perparim për zbatimin e marrëveshjeve. Pala jonë gjegjesisht kryeministri jonë duhet t’i marrë shumë seriozisht deklarimet e presidentit francez dhe çdo hap të metutjeshem ta ndermerr ne koordinim të plotë me SHBA-te dhe BE-në” deklaroi sekretari i AKR-së për “Gazeta Blic”


Vesel Makolli, AKR

Situata në veri të Kosovës u përshkallëzua në maj, kur në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok,  kryetarët shqiptarë e morën pushtetin, ndërsa në ndërtesat komunale kanë hyrë me ndihmën e policisë.

Ata i kundërshtuan serbët lokalë, të cilët i bojkotuan zgjedhjet e prillit, nga të cilat kanë dalë ata kryetarë.

Disa javë më parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe i dërguari i BE-së për dilaogun Kosovës-Serbi-Miroslav Lajçak u dakoorduan për deeskalimin e situatës në veri.

Pjesë e dakoordimit ishte një marrëveshje me katër pika ku përfshihej edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në veri.

Pikat e dakoorduara janë si më poshtë:

Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndërtesave komunale.

• Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

• Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

• BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

/Gazeta Blic/

Borrell: Kurti dhe Vuçiq takohen me 14 shtator