Vlora Çitaku, PDK dhe Glauk Konjufca, VV gjatë debatit kanë folur edhe për solidaritetin gjinor, raporton GazetaBlic.
Çitaku ka deklaruar se nuk pranon ligjërata nga VV-ja për këtë temë, duke akuzuar këtë parti për mungesë solidariteti gjinor dhe për sulme ndaj grave në institucione, përfshirë shkarkime dhe sulme ndaj zyrtareve të larta shtetërore.
“Unë më së paku pranoj ligjerata nga VV’ja për solidaritet gjinor, le që nuk kanë demostruar asnjëherë solidarit gjinor, por gratë e tërë spektrit politik dhe jo vetëm, nga makinera dezinformuese e VV’së janë goditur në formën dhe mënyrën më të vrazhdë, jo vetëm gratë në politikë, është shkarkuar shefja e Inteligjencës, e KQZ-së, është sulmuar kryetarja e Gjykatës Kushtetuese”, tha Çitaku.
Në reagim, Konjufca ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e Çitakut për solidaritet gjinor, duke thënë se ajo është dashur të reagojë ndaj gjuhës fyese të përdorur nga Sami Lushtaku ndaj deputeteve të VV-së.
“A jeni shumë e sigurt që ju si personalitet keni shumë solidaritet gjinor, sepse nëse je e tillë, është dashtë me i reagu Sami Lushtakut që i quajti “kudra” deputetet tona. Vetëm pak të kishi pas njerzillëk, është dashtë me reagu”, tha Konjufca.


