Geek

Spotify zbulon funksionin e ri të ‘Audiobooks’

03/14/2024 12:18
nga:N K

Pasi prezantoi videot muzikore te përdoruesit Premium, Spotify njofton për një veçori të re të Audiobooks: numërimin mbrapsht.

Ky funksion i lejon përdoruesit e Spotify “të ruajnë paraprakisht” librat audio përpara datës së tyre të publikimit.

Pasi libri të ruhet, mbi të do të jetë i dukshëm një numërim mbrapsht që shfaq kohën e mbetur deri në publikimin e tij, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

Kur libri të publikohet, Spotify do të njoftojë përdoruesit se ai është i gatshëm për dëgjim.

Veçoria e re do të jetë e disponueshme në të gjitha shërbimet ku librat audio janë të disponueshëm, duke filluar nga mesi i prillit.

Ndryshe, që kur u publikua në vitin 2023, përdoruesit kanë dëgjuar më shumë se 150 mijë tituj unik përmes shërbimit premium të Spotify.