Skuadra e Sporting Lisbonës është duke u përballur me rezultate negative në tri ndeshjet e fundit.
Klubi portugez mbrëmë u mposht 2:1 ndaj Moreirense në raundin e 13-të të Ligës së Portugalisë, shkruan Indeksonline
Pas largimit të trajnerit, Ruben Amorim drejt Manchester Unitedit, skuadra e Sportingut ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e fundit. 2:1 u mposht ndaj Moreirense, 1:0 ndaj Santa Clara dhe 5:1 ndaj Arsenalit.


