Sporti

Sporting – Juventus, formacionet e mundshme

04/20/2023 10:22
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohen ndeshjet kthyese në fazën e çerekfinales në Europa League.

Manchester United kërkon kalimin tutje në gjysmëfinale, por nuk do ta ketë aspak të lehtë ndeshjen ndaj Sevillas në Spanjë, shkruan GazetaBlic Sport.

Takimi i parë përfundoi me rezultat 2 me 2 dhe tashmë të dy skuadrat kanë shanset e tyre, me andaluzianët që e kanë përparësinë e terenit vendas.

Juventusit ka udhëtuar me epërsi minimale nga ndeshja e parë në Portugali për t’u përballur me Sportingun, me stadiumin “Jose Alvalade” që do të jetë i stërmbushur sonte.

Rezultati 1 me 0 nga ndeshja e parë nuk jep komoditet për italinët, pasi që portugezët e dëshmuan ndaj Arsenalit forcën e tyre.

Këto pritet të jenë formacionet e mundshme:

Sporting Lisbon: Adan; Inacio, Coates, Diomande; Esgaio, Goncalves, Morita, Reis; Edwards, Chermiti, Trincao

Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Vlahovic

/GazetaBlic Sport/