Sporti

Sport e argëtim sonte në EuroDueli, këta janë të ftuarit

06/17/2021 20:45
nga:Lorik J

“EuroDueli”, emisioni sportiv në RTV Dukagjini, i cili i kushtohet vetëm kampionatit evropian vazhdon edhe sonte.

Në kuadër të emisionit të sotëm, do të ketë argëtim dhe sport, shkruan GazetaBlic Sport.

Të ftuarit e sotëm në këtë emision janë: Milaim Zeka (ish deputet), Laura Krasniqi (gazetare), Betim Zeqiri (gazetar) dhe të përhershmit, Afrim Toverlani (trajner), Bylbyl Sokoli (trajner) dhe Lorinda Kolgeci.

GazetaBlic Sport do të lidhet edhe sonte direkt në këtë emision për të njoftuar për statistikat dhe rekordet që janë thyer sonte, e normalisht edhe për të njoftuar në lidhje me deklaratat e akterëve para ndeshjeve të nesërme.