Joao Cancelo ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje për Al Hilal këtë sezon, për shkak të një dëmtimi në gju që pësoi në shtator, gjë që e ka mbajtur atë jo vetëm jashtë garave, por edhe jashtë listës së tetë lojtarëve të huaj të regjistruar në ligën saudite.
Sipas shtypit saudit, Simone Inzaghi nuk ka ndërmend ta regjistrojë Joao Cancelon në ligën e Arabisë Saudite. Prandaj, lojtari portugez do të duhet të gjejë një klub të ri për të luajtur rregullisht. Zgjidhja mund të përfshijë një kthim në Itali.
Sipas Gazzetta dello Sport, Interi po kërkon një mbrojtës të krahut për të mbushur boshllëkun e lënë nga i lënduari Dumfries dhe Joao Cancelo është i duhuri. Reprezentuesi portugez ka deklaruar tashmë se do të donte të kthehej në Evropë, dhe Jorge Mendes ka punuar drejt këtij qëllimi.
Joao Cancelo e veshi fanellën e Interit në sezonin 2017/2018, si huazim nga Valencia. Nerazzurrët po shqyrtojnë një huazim për lojtarin portugez deri në fund të sezonit, por ka një pengesë. Cancelo merr rreth 15 milionë euro neto në vit, një shifër përtej buxhetit të Interit. Që marrëveshja të jetë e mundur, Al Hilal do të duhet të kontribuojë në pagën e tij.
/GazetaBlic Sport/

