Lajme

Spitali “Lindja” bëhet pjesë e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës

08/23/2024 14:22
nga:Gazeta Blic

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka njoftuar se spitali “Lindja” është bërë pjesë e kësaj lidhjeje.

Përmes një njoftimi të lëshuar për media, kryetari i LBK-së, Besart Dreshaj i shoqëruar edhe nga nënkryetari Hashim Deshishku, kanë vizituar spitalin “Lindja”, ku u pritën nga pronari i këtij spitali, Dergut Aliu.

Njoftimi i plotë:

Intensiteti i rritjes së Lidhjës Bizneseve të Kosovës po tejkalon çdo parashikim, dhe

Spitali Lindja bëhet anëtari më i ri në Lidhjen tonë.

Sot, bashkë më Nenkryetarin, Hashim Deshishku,  vizituam Spitalin Lindja, ku u pritem nga pronari i tij, Dr. Dergut Aliu.

Ky spital ofron shërbime të avancuara për asistencën gjatë shtatzënisë, lindjes dhe pas lindjes. Stafi mjekësor dhe infermieror është i kualifikuar dhe i përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë për nënën dhe fëmijën. Standartet e larta dhe profesionalizmi i tyre e bëjnë këtë spital një zgjedhje të preferuar për familjet në momentet e rëndësishme të lindjes.

Spitali i Lindjes në Prishtinë po ashtu ofron një gamë të gjerë të shërbimeve mjekësore, duke përfshirë Gjinekologjinë, Urologjinë, Pediatri, Rentgenin dhe Laboratorin Biokimik. Kjo shtrihet në shërbime të specializuara për gratë, fëmijët dhe pacientët e tjerë. Stafi i këtij spitali është i kualifikuar dhe angazhuar për të siguruar kujdesin më të mirë shëndetësor për pacientët. Përveç kësaj, disponibiliteti i shërbimeve si Rentgeni dhe Laboratori Biokimik siguron një përkushtim të plotë për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Ky spital është një burim i rëndësishëm i kujdesit shëndetësor në Prishtinë.

🏥🤰👶 🔬

Spitalit, të cilin e vizituam, i dëshirojmë vetem suksese të mëtejshme.

Dr. Dergut Aliu- është udheheqes i Departamentit të Shëndetësisë në kuader të Lidhjes Bizneseve!