Lajme

Spitali i Pejës pa barna esenciale, pacientët detyrohen ta blejnë terapinë

10/23/2021 22:55
nga:M K

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë thotë se ka mungesë të barnave esenciale.

Spitali i Pejës që nga fillimi i pandemisë priti e përcolli shumë pacientë të infektuar me Covid-19.

Madje një kohë ishte në kulmin e rasteve pozitive ndër komunat tjera.

Mirëpo me lehtësimin e gjendjes pandemike në nivel qëndror, e njëjta ka ndodhur edhe në Pejë.

Tashmë situata është e qetë dhe testimet ende po vazhdojnë, rreth 50 në ditë.

I pari i drejtorisë së Shëndetësisë, Petrit Loci tregon vështirësitë e Spitalit dhe QMF-ve për t’u furnizuar me barna esenciale.

E ai thotë se këto mungesa i mbulojnë me mjete vetanake dhe ka raste kur terapia blihet nga vetë pacientët.

Në komunën e Pejës deri më tash janë vaksinuar 88 mijë qytetarë kundër Covid 19.

E këtë muaj QKMF-ja po ashtu po shërben ekzaminime falas për kancer të gjirit.