Lajme

Spitali i Pejës: Katër të lënduarit nga aksidenti në Dollc lirohen për në shtëpi, një vazhdon trajtimin

08/21/2025 12:28
nga:Sh R

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se katër nga pesë pacientët e pranuar pas aksidentit në fshatin Dollc të Klinës kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë lëshuar për në shtëpi në gjendje stabile shëndetësore.

Ndërkohë një pacient tjetër vazhdon të trajtohet në repartin e Kirurgjisë dhe mbetet nën kujdesin e ekipeve mjekësore, por sipas spitalit, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi sot ndërmjet një veture dhe një autobusi, ku shoferi i veturës mbeti i vdekur.