Lajme

Spitali i Pejës deklarohet për vrasjen në Klinë: Viktima erdhi pa shenja jete!

03/21/2026 18:36
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Klinë, më saktësisht në fshatin Bokshiq, ku një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Rreth këtij rasti ka reaguar Spitali i Përgjithshëm i Pejës, nga ku është bërë e ditur se viktima, ka arritur atje pa shenja jete.

“Sot, rreth orës 15:30, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i lindur në vitin 1977, i plagosur me armë zjarri.Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, personi ka ardhur pa shenja jete.Rastit i janë përgjigjur organet kompetente dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme” thuhet në njoftim raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: