Pesë vjet pas shfaqjes së Covid-19, Kina po përballet me një rritje të re të infeksioneve virale. Spitalet janë plot dhe shteti po merr masa për monitorimin dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
Fotot dhe videot e personave të veshur me maska të kujtojnë skena nga koha e pandemisë, por këtë herë shkak për shqetësim është virusi respirator HMPV.
Në të njëjtën kohë, Pekini qetëson publikun duke pretenduar se është një dukuri e zakonshme çdo vit gjatë muajve të dimrit. Ekspertët theksojnë se nuk është një virus i ri, prandaj është vendosur tashmë një nivel i caktuar imuniteti të popullsisë.
Kina po përballet me një rritje të infeksioneve me një virus respirator, i identifikuar si metapneumovirus human (HMPV). Një rritje e rasteve u regjistrua këtë dimër kryesisht në provincat veriore të Kinës, veçanërisht tek fëmijët.