Leonardo Spinazzola do t’i nënshtrohet një operacioni në tendinin e Akilit sot dhe, siç raportohet, ai do të marrë pjesë në Finalen e EURO-s në Wembley Stadium nëse Italia mund Spanjën.
Ai normalisht se nuk do të luajë, por do të jetë prezent në stadium për të shikuar kombëtaren e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Spinazzola ishte një nga lojtarët më të mirë të Italisë në Euro, duke u vlerësuar si MVP në dy nga pesë ndeshjet e Azzurrit në garë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Spinazzola pritet të marrë pjesë në Finalen e EURO 2020 në Wembley nëse Azzurri arrijnë të rezervojnë vendin e tyre duke mundur Spanjën në gjysmëfinale.
Skuadra e Roberto Mancini përballet nesër me Spanjën në Wembley.
/GazetaBlic Sport


