Në mbrëmjen e sotme, basketbolli kosovar premton emocione të forta dhe spektakël të vërtetë, teksa në kuadër të gjysmëfinaleve të “Play-off”-it përballen dy rivalë të mëdhenj: KB Trepça dhe KB Peja.
Synimet janë të qarta për të dyja kampet: fitorja dhe sigurimi i një vendi në finale, si dhe vazhdimi i rrugëtimit drejt titullit kampion.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese në palestrën në Minatori në Mitrovicë, ku tifozët vendas do të krijojnë një ambient të zjarrtë për të mbështetur ekipin e tyre.
Takimi zhvillohet sonte duke filluar nga ora 19:30, në një mbrëmje që pritet të dhurojë basketboll cilësor dhe emocione deri në sekondat e fundit.
/GazetaBlic Sport/


