Ish-presidenti Ilir Meta foli prerë gjatë komunikimit me gazetarët këtë të premte në lidhdje me spekulimet se politikani I.M. pjesë e dosjeve të ish-Sigurimi të Shtetit në kohën e komunizmit ishte ai.
Ai u shpreh se të gjithë personat e përfshirë në këtë skenar do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe personale.
Meta: Jam i sigurt që qëndrimi edhe i deputetëve të Partisë së Lirisë, ka qenë dhe do të jetë transparencë e plotë për cilindo që ka qenë bashkëpunëtor i shtetit i favorizuar apo gjithçka tjetër dhe absolutisht që Partia e Lirisë është në krye të betejës për të shembur këtë sistem të kalbur të shantazhit që për të spostuar vëmendjen nga grabitja e llahtarshme që po i bëhet vendit.
Është një përgjegjësi e madhe e Autoritetit tashmë të konfirmuar si manipulim kriminal të dosjeve që po qarkullojnë emra në publik të cilët dikur kanë qenë 19 vjeç dhe sot i kanë nga 20 vjeç fëmijët e tyre sepse Autoriteti është një institucion që jo vetëm duhet të zbatojë ligjin por duhet të kujdeset që të mos rilëndohen viktimat e asaj periudhe për shkak të Sigurimit të Shtetit. Autoriteti e di më mirë se kushdo që Ilir Rexhep Metaj jo vetëm që s’ka qenë bashkëpunëtor i shtetit se kjo është vërtetuar që në kohën e të madhërishmit Sali Berisha. E dinë shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret sepse ndodhet në dy dosje.
Meta: Ashtu sikurse ata që e kanë orkestruar këtë skenar, e dinë se s’kam jetuar ndonjëherë në konvikt dhe s kam pasur mundësi të spiunoj ndonjë shok. Që 1 vjec ka ardhur në Tiranë dhe nuk ka jetuar asnjë ditë në konvikt. I ndjekuri i cili është ndaluar dhe kërcënuar nga sigurimi këtë çështje nuk e ka diskutuar asnjëherë me ilir Metën, se Ilir Meta s’kishte plan të arratisej. Autoriteti i di këto shumë mirë. Autoriteti do mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje të rëndë që ka bërë. Do mbajnë edhe përgjegjësi individuale personat e përfshirë, dhe ne i dimë shumë mirë kush. Autoritet e kishte shumë të lehtë, sepse Ilir Meta në çdo rast ka firmosur një kërkesë për t’u verifikuar dhe ka bërë të qartë se nuk ka qenë bashkëpunëtor I Sigurimit dhe Autoriteti kishte të drejtë ta padiste Metën për mashtrim. Ky rast tregon se sa kriminale është banda në pushtet.


