Liga e Kampionëve vazhdon sot me ndeshjet e radhës të 1/8-tës.
Me fillin nga ora 18:45, Feynoord dhe Inter përballen në Rotterdam, me skuadrën holandeze që eliminoi rivalin e Neruazzurëve, Milanin, shkruan GazetaBlic Sport.
Nga ora 21:00, Barcelona e Hansi Flick luan në Lisbonë ndaj Benficas, me të dy skuadrat që ishin përballur në një sfidë të çmendur edhe në fazën e Ligës, atje ku katalunasit triumfuan 5 me 4.
Dy ekipet gjermane, Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen e sfidojnë njëra tjetrën në tempullin “Allianz Arena”, kurse PSG dhe Liverpool premtojnë poashtu spektakël në “Parc des Princes”.
/GazetaBlic Sport/