Sporti

Spektakël sonte në basketbollin kosovar, Sigal Prishtina dhe Trepça përballen në kryeqytet

03/06/2024 17:21
nga:Mergim Rreci

Sonte me fillim nga ora 19:00, do të zhvillohet ndeshja derbi e basketbollit kosovar në mes të Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Ndeshja do të luhet në “Pallatin e Rinisë dhe të Sportit”, transmeton GazetaBlic Sport.

Ky takim pritet jashtëzakonisht interesant, ashtu siç ishte edhe përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave në finalen  e Kupës së Kosovës.

“Xehetarët” janë liderë me 20 fitore e dy humbje, derisa kryeqytetasit renditen në vendin e tretë me 14 fitore e tetë humbje.

/GazetaBlic Sport/