Kupa e Botës 2022

Spektakël në tribuna, por asgjë në fushë – Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Argjentina – Meksika

11/26/2022 20:51
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Argjentinës dhe Meksikës.

Rezultati pas 45 minutave është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një pjesë e parë pa raste shënimi në të dyja anët, me portierët që pothuajse nuk kishin aspak punë.

Kishte 16 ndërhyrje të palejueshme nga të dy kombëtaret dhe vetëm 5 goditje në drejtim të portës.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/