Sporti

Spektakël në Ligën e Parë, Vushtrria dhe Trepça përballen sot në ‘Ferki Aliu’

11/01/2025 08:54
nga:Mergim Rreci

Spektakël i madh na pret sot në stadiumin ‘Ferki Aliu’ në Vushtrri.

Vushtrria dhe Trepça do të përballen në ndeshjen e Ligës së Parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Interesant është fakti se në stadium do të jenë dy tifogrupet, ‘Forca’ nga Vushtrria dhe ‘Torcida’ nga Mitrovica, të cilat njihen për rivalitetin e madh mes tyre.

Ky takim fillon në ora 13:00.

/GazetaBlic Sport/