Sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante ajo mes Kroacisë dhe Argjentinës, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky takim luhet në ‘Lusail Stadium’ me fillim nga ora 20:00, ku pritet të jetë spektakëk i madh.
Leo Messi me shokë në njërën anë duke kërkuar histori për Argjentinën, Luka Modric me bashkëlojtarë në anën tjetër kërkojnë finalen e dytë radhazi në Botëror.
Kombëtarja fituese nga ky takim do të presë fituesin e takimit mes Marokut dhe Francës për finalen e madhe.
/GazetaBlic Sport/