Në fundjavën që po vjen, do të zhvillohet derbi i madh i Madonninës.
Inter dhe Milan, do të përballen të dielën, duke filluar nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një ndeshje e jashtëzakonshme, me shumë rivalitet e spektakël, me dy skuadrat që e kanë nisur mirë edicionin në Serie A.
Neruazzurët janë në vendin e parë me 24 pikë, kurse Rossonerët në vendin e tretë me 22 pikë.
Të gjitha biletat janë shitur për këtë përballje, me atmosferën që pritet të jetë e mrekullueshme në ‘San Siro’.
/GazetaBlic Sport/


