Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë me disa super ndeshje edhe sonte.
Dy ndeshje do të zhvillohen me fillim nga ora 18:45, kurse ndeshjet e tjera me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Stambolli pritet të jetë i ‘zjarrtë’, atje ku Galatasaray e pret skuadrën e Atletico Madrid, një përballje që premton rivalitet të madh në fushë.
Të dy ekipet kanë nevojë të madhe për fitore, kurse atmosfera në tribuna pritet të jetë e jashtëzakonshme.
Ja formacionet e mundshme:
Galatasaray: Cakir; Elmali, Sanchez, Bardakci, Sallai; Torreira, Lemina; Sane, Akgun, Yilmaz; Osimhen
Atletico Madrid: Oblak; Llorente, Pubill, Hancko, Ruggeri; Simeone, Barrios, Koke, Baena; Sorloth, Alvarez
/GazetaBlic Sport/


