Një super ndeshje zhvillohet sonte në futsallin kosovar me fillim nga ora 21:00.
Dy skuadrat më të mira në vendin tonë, Drenica dhe Prishtina 01 do të përballen në Skenderaj, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një ndeshje me shumë rivalitet dhe spektakël në Kupën e Kosovës, me fituesin që siguron kalimin në gjysmëfinale.
Atmosfera pritet të jetë e mrekullueshme në Palestrën ‘Ilaz Kodra’ në Skenderaj, me interesimin që ka qenë i madh prej disa ditësh për këtë takim.
/GazetaBlic Sport/


